Incidenti i mbrëmjes së djeshme gjatë ndeshjes Danimarkë-Finlandë ku Christian Eriksen pësoi atak kardiak, tronditi opinionin botëror.
Bashkëshortja e lojtarit danez besonte se ky i fundit ndërroi jetë fushë.
Kjo është ajo çka ka deklaruar ish portieri i Danimarkës, Peter Schmeichel i cili shtoi se lojtarët e tjerë të ekipit u munduan ta qetësojnë Sabrina Jensen duke i thënë se Eriksen ishte jashtë rrezikut për jetën.
“Ato ishin dy orët më të gjata të jetës time. Nuk kishim asnjë informacion, por nga reagimi i lojtarëve të tjerë ne mund të shihnim se situata ishte serioze. Nuk ndodhi shumë larg nesh, Eriksen u rrëzua shumë afër ulëseve ku qëndrojnë familjarët e lojtarëve.
Djali im Kasper, shkoi tek bashkëshortja e Eriksen për t’i thënë se ai ende merrte frymë” – tha ish-gardiani danez gjatë një interviste për BBC Radio, raporton Daily Mail.