Llapi fitoi trofeun e parë në historinë e saj 90 vjeçare, duke mposhtur Dukagjinin e Klinës në finale të Kupës së Kosovës.
Zyrtarët e klubit nga Podujeva kanë festuar gjatë, pasi njëherit ekipi siguroi edhe pjesëmarrje në garat evropiane.
Trajneri Tahir Batatina nuk e ka ndërmend ta lë kupën në sirtar.
Pasi e dërgoi te nëna e vëllezërit, tash po feston me shoqëri në një kafene.
“Së bashku me shoqëri duke u përgatitur për Garat Evropiane” ka shkruar Batatina në Twitter.