Me rezultat 3-1 Austria e ka mposhtur Maqedoninë e Veriut duke e nisur kështu në mënyrën më të mirë rrugën në fazën e grupeve të Kampionatit Evropuan Euro 2020.
Golin e Goran Pandev e zhvleftësuan tre golat e austriakëve të realizuar nga Arnautovic, Lainer dhe Gregoritch, përcjellë KosovaPress.
Dy lojtarët më të vlerësuar nga kjo ndeshje vijnë nga radhët e austriakëve ku me notën 7.7 u vlerësuan Lainer dhe Davide Alaba.
Ky i fundit u shpall edhe si lojtari më i mirë i ndeshjes.