Marko Arnautoviç shënoi golin e 3-të që mbylli takimin kundër Maqedonisë së Veriut.
Por në vend që këtë moment ta shijonte duke festuar, sulmuesi austriak me origjinë serbe zgjedh të shpërthejë nga nervat e tij, derisa Alaba shkon dhe i mbulon gojën për të mos vijuar më tepër me ofendimet.
Por çfarë u tha nga Arnautoviq pas irritimit të tij? Në Serbi japin versionin e tyre.
Media serbe “Informer“ zbulon fjalët e thëna nga goja e 32-vjeçarit dhe sipas tyre shkojnë të gjitha për Bejtullain e jo për Alioskin siç ishte përfolur. “Të q*** mamanë shqiptare“, ishte fraza e turpshme e thënë nga Arnautoviq.
Duhet të dënohet rëndë ky gjest i turpshëm i Arnautoviqit.