Trajneri i Dukagjinit të Klinës, Armend Dallku ka zbuluar kombëtaren të cilën po e përkrahë në këtë Kampionat Evropian të futbollit.
Dallku para ndeshjes ndërmjet Holandës dhe Ukrainës ka publikuar një fotografi me fanellën e Ukrainës duke treguar se ai është tifoz i tyre.
Tekniku vushtrrias për një kohë të gjatë ka bërë karrierë te skuadra ukrainase, Vorskla Poltava dhe kjo duket të jetë arsyeja që ai mbështet Kombëtaren e Ukrainës.
Kujtojmë se Armend Dallku ka vazhduar kontratën me Dukagjinin e Klinës edhe për një vit.
Dukagjini nga edicioni i ardhshëm do të bëj gara në Superligën e Kosovës në futboll.