Ka përfunduar me fitoren e Sllovakisë ndaj Polonisë ndeshje e Grupit E e zhvilluar të hënën nga ora 18:00.
Portieri Szcziesny e ndihmoi Sllovakinë që të kalojë e para në epërsi në minutën e 18’ me autogolin e tij dhe me këtë rezultat skuadrat shkuan në pushim.
Me të filluar pjesa e dytë, Linetty barazoi shifra për Poloninë në 1-1, por nga këtu e tutje gjerat nuk shkuan mirë për skuadrën polake.
Fillimisht Krychovak u ndëshkua me karton të kuq në minutën e 46’ dhe më pas e pësuan edhe golin e dytë kur Milan Skriniar realizoi në minutën e 69’ për 2-1.
Në Grupin E bëjnë pjesë edhe Spanja dhe Suedia që do të ballafaqohen sonte nga ora 21:00.