Zlatan Ibrahimovic është një nga lojtarët që ka destabilizuar më shumë hierarkitë e kampionatit italian në vitet e fundit.
Suedezi ka qenë një lider i padiskutueshëm që në hapat e parë të hedhur me fanellën e Juventus-it. Më pas ka ardhur rënia në Serinë B dhe lamtumira nga bardhezinjtë, që është pasuar me transferimin tek Inter në 2006-ën.
Një operacion shumë i suksesshëm për zikaltrit, duke parë se Ibra ka qenë vendimtar në titujt e fituar nga milanezët.
Tani Zlatan është një shtyllë e Milan-it, por, pas 15 vitesh, ka dalë një prapaskenë e bujshme në lidhje me transferimin e tij tek Inter.
Një prapaskenë e zbuluar nga Ernesto Paolillo, ish-drejtues historik zikaltër.
“Blerja e Ibrahimovic nuk ka qenë aspak një vjedhje që i kemi bërë Juventus-it. Ka qenë Cobolli Gigli që më ka thënë: ‘Nëse ju intereson Ibrahimovic mund të merremi vesh’”, ka thënë Paolillo për TeleLombardia.
“Marrëveshja është bërë në mirëkuptim të plotë, madje ka qenë një ndihmë për Juventus-in”.
Ish-drejtuesi ka folur edhe për presidentin Steven Zhang:
“Po rrezikon shumë, kam frikë se do të shesë herët ose vonë. Nuk besoj se ka dëshirë ta mbajë Inter-in edhe për një kohë të gjatë dhe them ‘kam frikë’ sepse nuk e di kushto do të vijë pas tij”.