UEFA ka shpallur Milan Skriniar si futbollistin e ndeshjes mes Polonisë dhe Sllovakisë.
Milan Skriniar ishte hero në fitoren e Sllovakisë ndaj Polonisë me rezultat 2-1 në ballafaqimin e tyre në kuadër të Grupit E në Euro 2020.
Mbrojtësi shënoi golin e fitores për skuadrën e tij duke marrë tri pikë shumë të rëndësishme në luftë për kualifikim në fazën tjetër të garës.
Pas ndeshjes, ylli i Interit mori edhe çmimin e futbollistit të ndeshjes nga UEFA.