Ka përfunduar ndeshja në mes Spanjës dhe Suedisë.
Rezultati përfundimtar ishte 0 me 0.
Spanja e kishte dominim e ndeshjes, por që nuk e gjeti dot rrugën e golit.
Alvaro Morata lëshoi rastin më të mirë për Spanjën, kurse Suedia kishte dy raste jashtëzakonisht të mira.
Së pari, sulmuesi Isak goditi shtyllën, kurse në pjesën e dytë, kapiteni Berg lëshoi mundësi të mrekullueshme duke dështuar para portës së boshatisur.
Luis Enrique është trajneri i parë që udhëheq Spanjën në dy barazime radhazi 0-0 në të gjitha garat, që nga Javier Clemente në 1992.
Një statistikë jo e mirë për një kombëtare si Spanja.