Simone Inzaghi thërret Luis Alberton te Interi, Çka ka sjellë dhe irritimin e presidentit të Lazios Caludio Lotitio.
Çështja Eriksen dhe mundësia që danezi të mos luajë më futboll ka bindur zikaltrit të shikojnë për alternativa të tjera, për të mbulluar vendin e 29-vjeçarit. Trajneri i ri i kampionëve të Italisë ka evidentuar pikërisht spanjollin e bardhekaltërve si alternativën e duhur për të ndërtuar Interin e tij.
Problemi është që klubi i Lazios nuk e ka pritur aspak mire këtë lëvizje të zikaltërve, pasi Lotito nuk e ka kapërdirë ende kalimin e trajnerit Inzaghi pikërisht te Interi.
Bardhekaltrit e konsiderojnë 28-vjeçarin gati të pashitshëm, pasi një çmim për kartonin e tij ekziston dhe në ndonjë rast specifik shuma që duhet paguar për Luis Alberton është 60 milionë euro.