Kampioni slloven Mura do të jetë rival i Shkendijës nga Tetova në raundin e parë kualifikues të Champions League, kështu u vendos në shortin e sotëm që u mbajt në Nyon.
Kampioni i Maqedonisë së Veriut, skuadra shqiptare, padyshim se ka një rival të vështirië.
Mura u përballë me dy pengesa në kualifikimet e vitit të kaluar në Europa League, duke eliminuar Nome Kalju të Estonisë dhe Aarhus të Danimarkës, pastaj mposhtet me 1:5 nga PSV Eindhoven.
Ndeshja e parë do të luhet në Tetovë më 6 ose 7 korrik dhe ndeshja e kthimit është caktuar për shtatë ditë më vonë në Slloveni.