Spanja nuk ka ka shkuar më larg se një barazim 0-0 kundër Suedisë në ndeshjen e parë të Europianit.
Në qendër të kritikave ka përfunduar Morata, i cili ka shpërdoruar disa raste.
Vërshëllima dhe jo vetëm për yllin e Juventus, por shokët e skuadrës i kanë dalë në mbrojtje. Një nga ata ka qenë Aymeric Laporte.
“Nuk mund të ketë dyshime për një sulmues si Alvaro, i cili ka treguar shumë”, ka thënë qendërmbrojtësi spanjoll. “Jam i sigurt se ndeshjen tjetër do të shënojë 3 gola dhe do t’i bëjë të gjithë të hestin”.
Të njëjtin mendim ka patur edhe trajner Luis Enrique:
“Kam dëgjuar edhe duartrokitje për Morata-n, dhe përqednrohem te kjo. Morata është një lojtar i madh që bën shumë gjëra mirë. Është më e lehtë të luash me mbështetjen e publikut, dhe shpresoj që gjërat të ndryshojnë”.
Edhe Dani Olmo ka kërkuar më shumë mbështetje nga tifozët:
“Nuk e kuptoj pse vërshëllejnë. Tifozët duhet të na mbështesin gjithmonë. Të gjithë në…”.