Drejtori sportiv i Sevillas, Ramon Rodríguez Verdejo, i njohur ndryshe si Monchi foli rreth merkatos për sezonin e ardhshëm duke specifikuar se Alejandro Gomez nuk është në shtije.
Drejtuesit e klubit spanjoll deklaroi se aventura e argjentinasit te Sevilla sapo ka filluar dhe se klubi nuk ka aspak ndërmend ta shesë 33-vjeçarin, i cili në gjashtë muaj me fanellën e andaluzianëve u kativiza 23 herë duke shënuar 3 gola dhe një assist.
Më tej Monchi përgënjeshtroi zërat që flasin për interesim rreth Samu Castillejo të Milanit.
Ai theksoi se nuk janë të interesuar për 26-vjeçarin e kuqezinjve, pasi në skuadër kanë shumë lojtarë në rolin e tij.