Rasti i Eriksen ka destabilizuar të gjithë botën e futbollit.
Në minutën e 43-të të ndeshjes debutuese të Danimarkës në Europian, 29-vjeçari ka rënë papritur në tokjë, duke humbur ndjenjat.
Një arrest kardiak, që mund të kishte qenë fatal për mesfushorin e Inter-it.
Ndërhyrja e shpejtë dhe vendosmëria e Kjaer kanë shmangur më të keqen. Në fillim i ka hapur rrugët e frymëmarrjes shokut të skuadrës, më pas ka praktikuar masazhin kardiak thelbësor për t’i shpëtuar jetën. Me ndihmën e më pasme të defribilatorit, Eriksken ka shmangur vdekjen.
Presidenti i Federatës Italianë të Futbollit, Gabriele Gravina, ka vendosur ta marrë si shembull mbrojtësin kuqezi për të ndryshuar rregulloren nga sezoni i ardhshëm.
Siç ka shpjeguar QS, lojtarët nuk do të mund të regjistrohen në kampionatet profesioniste pa bërë kursin që do t’u mësojë futbollistëve të praktikojnë masazhin kardiak dhe manovrat e tjera të nevojshme në raste emergjence.