Vjen afrimi i parë i Partizanit. Burime për SuperSport bëjnë me dije se mesfushori Emiliano Musta ka firmosur marrëveshjen me të kuqtë. 29-vjeçari mbyll kështu aventurën e tij me Laçin pas një sezoni, duke u transferuar në radhët e klubit kryeqytetas.
Ky do të jetë një rikthim për Mustën në radhët e Partizanit, pasi ka qenë pjesë e të kuqve edhe përgjatë sezonit 2013-2014.
Kështu, të kuqtë pasurojnë organikën e tyre me një lojtar cilësor, i cili në radhët e Laçit ka qenë një titullar i padiskutueshëm, ku ku është aktivizuar në 32 sfida.
Ndërkohë, që më kurbinasit ai ka gjetur rrugën e rrjetës 5 herë. Me afrimin e Conference League, kompeticionit më të ri futbollistik të UEFA-s, drejtuesit e Partizanit kanë nisur punën për përforcimin e skuadrës në mënyrë që aventura e tyre të nisë sa më mirë. Ky nuk do të jetë afrimi vetëm, pasi të kuqtë po vazhdojnë punën për të siguruar emra të tjerë me peshë.