Fituesi i Kupës së Kosovës, Llapi nga Podujeva, sot ka njohur edhe rivalin e Europës.
Skuadra shqiptare, nënkampioni i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, përballet me Llapin.
Ballafaqimi i parë i luhet në Shkup, ndërsa ai i kthimit në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Kryetrajneri i Llapit është optimist se mund të bëjnë më të mirën.
“Është sfidë e vështirë. Shkupin e njohim. Gjithsesi që synojmë kalimin më tutje në Conference League”, shprehet Batatina për gazetën “Bota sot”.