Në Mal të Zi i japin jehon ballafaqimit të skuadrës shqiptare Deçiqi nga Tuzi dhe asaj të Kosovës, Dritës nga Gjilani.
“Në debutimin në skenën evropiane, Deçiqi do t’i mat forcat me Dritën nga Kosova.
Ekipi nga Tuzi është nikoqir në ndeshjen e parë.
Debutuesi i dytë nga Mali i Zi, Podgorica do të luajë me skuadrën shqiptare Laci, ndeshja e parë është në Shqipëri.
Ndeshjet do të luhen më 8 dhe 15 korrik”, shkruan mes të tjera media malazeze “Vijesti”.