Pas negociatat me Bayern Munich dhe Man United janë qetësuar, Saul Niguez mund të vazhdojë karrierën në Premierligë, në fanellën e Chelseas.
Fituesi i Evropës dëshiron ta bind spanjollin për kalimin në “Stamford Bridge”, por edhe pse nuk do ta kenë të lehtë.
Niguez dëshiron të largohet gna Atletico dhe thuhet se i ka thënë lamtumirë të gjithë bashkëlojtarëve.
Trajneri Thomas Tuchel është duke shikuar mundësitë e transferimit të Niguez, duke marrë parasysh se në të kaluarën e kishte kërkuar edhe te PSG-ja.
Sidoqoftë, klubet që e duan spanjollin duhet të paguajnë 70 milionë euro, por përparësia e tyre është se lojtari më nuk ndodhet në projektin e Diego Simeones.
Pos tjerash, interesim për lojtarin kanë shprehur edhe Bayerni dhe Unitedi.