Portieri i Suedisë, Robin Olsen, ka dashur që t’i ndajë meritat me të gjithë skuadrën për barazimin kundër Spanjës. Ai thotë se skuadra e tij bëri një paraqitje fantastike.
“Nuk isha vetëm. Ishte një punë e madhe e gjithë skuadrës.
Ndoshta nuk është sfida më e mirë që kemi luajtur, por e meritonim pikën. Ne luftuam ndaj një formacioni si ai i Spanjës.
E donim patjetër rezultatin pozitiv dhe ia dolëm. Djemtë më bënë krenarë dhe nuk u dorëzuan në asnjë moment, edhe atëherë kur Spanja e shtoi ritmin dhe u bë kërkuese. Tani s’duhet të ndalemi.
Kjo pikë merr kuptim nëse vazhdojmë kështu dhe nuk humbasim të tjerat. I kemi mundësitë për të bërë mirë”, ka thënë Olsen pas ndeshjes.