​Mancini për Shaqirin: Është njëri nga më të mirët në Evropë

Futboll

​Mancini për Shaqirin: Është njëri nga më të mirët në Evropë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:31
​Mancini për Shaqirin: Është njëri nga më të mirët në Evropë

Pas fitores ndaj Turqisë, Italia nesër do të ballafaqohet me Zvicrën në kuadër të Grupit A.

Në prag të kësaj ndeshjeje, trajneri i Italisë ka folur në një konferencë për media ku e ka vlerësuar lartë ekipin zviceran, por që kishte edhe fjalë të mëdha për mesfushorin kosovar Xherdan Shaqiri, përcjellë KosovaPress.

"Xherdani për mua është një lojtar i shkëlqyeshëm, ai në Inter bëri atë që duhej të bënte, për fat të keq Interi ishte në ndërtim e sipër dhe ai erdhi nga Bayern Mynih në atë kohë. Por për mua po flasim për një nga mesfushorët më të mirë në Evropë " , tha Mancini.

Roberto Mancini dhe Xherdan Shaqiri kishin bashkëpunuar te Interi në vitin 2015.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat