Nesër zhvillohet një super ballafaqim në kampionatin evropian, Euro2020.
Në “Olimpico” të Romës, Italia e mirëpret Zvicrën me fillim nga ora 21:00.
Në ndeshjen e parë, Italia fitoi ndaj Turqisë me rezultatin 0:3, kurse Zvicra barazoi me Uellsin (1:1).
Para kësaj ndeshjes, Roberto Mancini, trajneri i Italisë ka folur për media, ku theksoi se duhet të fitojnë të gjitha sfidat nëse duan të fitojnë kampionatin evropian.
“Ne patëm një lojë të mirë kundër Turqisë. Ishte e rëndësishme të fillonim mirë në Romë dhe mendoj se është një kënaqësi për të gjithë ata që janë me ne: për tifozët dhe të gjithë italianët. Ishte një mbrëmje e bukur, kështu që shpresoj që të jenë edhe tjerat njësoj. Ka ende një rrugë të gjatë për të bërë; ne duhet të luajmë edhe gjashtë ndeshje të tjera si kjo për të fituar titullin, duke filluar me atë kundër Zvicrës”, tha Mancini për faqen zyrtare të UEFA.