Dje, klubi i Dinamos paralajmëroi ndryshimin e logos, si një pjesë e strategjisë për përmirësimin e imazhit dhe projektit mdhor që kanë tre financuesit Baqrdhi-Prifti-Papuli, për ta kthyer “nëndetësen” në një klub model në çdo aspekt.
Por, nga ajo që ka postuar pak më parë në faqen e vet zyrtare skuadra dinmovite, duket se kanë shfaqur pakënaqësi sidomos ulrasit blu.
Madje ka pasur shumë reagime edhe nga ultrasit e bluve, sapo në faqen zyrtare është hedhur stema e re.
Madje, nuk kanë munguar edhe kërkesat për kthimin në identitet për stemën e vjetër, ashtu si dhe ironitë…