Roganoviq: E dimë se kampionati shqiptar është i vështirë

Futboll

Roganoviq: E dimë se kampionati shqiptar është i vështirë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 17:56
Roganoviq: E dimë se kampionati shqiptar është i vështirë

Podgorica mund të ndeshej kundër Kups, Sarajevos, Slovak Zilinas dhe Laçit. Shorti i hedhur në ditën e sotme e vuri këtë skuadër në përballje me kurbinasit e Superiores. Megjithëse Laçi është favoriti kryesor për të kaluar në turin tjetër, te Podgorica janë shumë të lumtur që goglat iu përgjigjën dëshirës së tyre. Të paktën këtë e dëshironte trajneri Dejan Roganoviq.

Në intervistën e dhënë pas hedhjes së shortit, Roganovic është shprehur se kërkonte Laçin si rival dhe tani është momenti për të treguar dhëmbët.

“Ne nuk ishim të privilegjuar në short dhe e dinim se përballje të vështira në prisnin. Morëm një listë me katër rivalë të mundshëm. Mes ekipit finlandez që po e zhvillon kampionatin tani dhe Sarajevës me Zilinën që kanë reputacion në Europë, Laçi ishte rivali më i dëshiruar për ne.

Jam i kënaqur edhe nga ky drejtim, por ende kemi punën e vështirë përpara.

E dimë se kampionati shqiptar është i vështirë, i përforcuar nga të huaj. Do të nisim me analizat në ditët në vijim dhe do të përgatitemi sa më mirë. Edhe pse jemi debutues, jam i sigurt se do të tregojmë dhëmbët dhe do të bëjmë gjithçka për të vazhduar në turin tjetër”, tha Roganoviq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat