Në Lezhë ka zhvillime, janë larguar katër lojtarët serbë dhe skuadra duket se do të përbëhet nga lezhjanë dhe futbollistë që kanë spikatur në akademinë Besëlidhja, apo akademitë private të Lezhës.
Ndërkohë që është vendosur edhe për pankinën.
Gjok Noka është bindur dhe e ka konfirmuar në stol trajnerin Alban Bruka, një emër i njohur, pasi ka qenë ish-sportist te Besëlidhja por ka mbajtur rolin e trajnerit disa herë e madje ka trajnuar edhe skuadrën e Shënkollit në Kategorinë e Parë.
Bruka drejtoi lezhjanët në sezonin e shkuar, ndaj edhe presidenti Gjok Noka ka menduar që t’i besojë lezhjanit drejtimin e skuadrës edhe për sezonin 2021-2022.