Trajneri i Danimarkës i inatosur: Një rast me Covid-19 shtyn ndeshjen për 48 orë, ndërsa me arrest kardiak jo

Futboll

Trajneri i Danimarkës i inatosur: Një rast me Covid-19 shtyn ndeshjen për 48 orë, ndërsa me arrest kardiak jo

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 18:25
Trajneri i Danimarkës i inatosur: Një rast me Covid-19 shtyn ndeshjen për 48 orë, ndërsa me arrest kardiak jo

Trajneri i Danimarkës, Kasper Hjulmand  ka kritikuar ashpër UEFA-n, pas vendimit për të përfunduar ndeshjen ndaj Finlandës  disa minuta pasi ylli të ekipit, Christian Eriksen i ra atak kardiak.

Fillimisht u njoftua nga UEFA se skuadrat do të dalin në fushë me dëshirën e tyre, por më vonë u kuptua që nuk kishte qënë kështu.

Hjulmand tha se ironia është se nëse ke një rast me COVID-19 ndeshja mund të shtyhet 48 orë, ndërsa nëse ke arrest kardiak jo!

“Vendimi më i mirë do të kishte qenë të fusnim lojtarët në autobus dhe t’i dërgonim në shtëpi dhe të merreshim me këtë gjë pastaj”, tha ai.

“Me COVID-19 është e mundur të shtyhet ndeshja për 48 orë.

Por me arrest kardiak mesa duket jo. Mendoj që është gabim, ju nuk gjeni lidership të mirë në protokolle”, deklaroi  Hjulmand.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat