Vajtjet dhe ardhjet në afatin kalimtar të verës po bëhen shumë interesante këtë vit në futbollin tonë.
Drin Govori ditë më parë kishte lajmëruar se i ka ndarë rrugët me skuadrën e SC Gjilanit.
Gazeta “Sheshi” raporton se mbrojtësi i majtë është afër marrëveshjes me skuadrën mitrovicase, Trepça ’89.
Trepça ’89 sezonin e ri garat do t’i zhvilloje në një kategori më poshtë pasi që këtë sezon nuk arriti të qëndroj në Superligën e Kosovës.
Kujtojmë që Govori ka qenë pjesë e Dritës, KEK-ut, Gjilanit, 2 Korrikut dhe gjithashtu karrierë ka bërë edhe tek Skënderbeu në Shqipëri.