Tashmë është zyrtare, Juvja do të vazhdojë të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve sezonin tjetër.
Lajmi u bë i ditur nga agjencia a lajmeve ‘’Ansa’’ e cila e ka konfirmuar nga burime pranë klubit bardhezi lajmin e bujshëm.
Teksa gjithë prisnin që UEFA të merrte një dënim shembullor ndaj 3 klubeve të pabinudra, ka vendosur që gjërat t’i marrë me qetësi pasi emra të mëdhenj të futbollit do t’i hapnin probleme nga ana financiare selisë së futbollit europian.
Sipas ‘’Ansa’’ vetë UEFA i ka dërguar një letër Juventusit në selinë e klubit duke i konfirmuar pjesëmarrjen në Champions sezonin tjetër.
Nuk ka ende një deklaratë zyrtare nga drejtuesit e ”Zonjës së Vjetër”, por qëllimi i tyre pasi trazuan futbollin u arrit duke mbajtur pezull tifozët bardhezi deri në momentin e fundit.