Kristijan Vulaj optimist për Deçiqin: Drita është një ekip me shumë cilësi

Futboll

Kristijan Vulaj optimist për Deçiqin: Drita është një ekip me shumë cilësi

Nga: Kemajl Goca Më: 15 qershor 2021 Në ora: 19:32
Kristijan Vulaj optimist për Deçiqin: Drita është një ekip me shumë cilësi

Sfidë që zgjon kërshëri është përballja mes skuadrave shqiptare, Deçiqit nga Tuzi i Malit të Zi dhe nënkampionit të Kosovës, Dritës nga Gjilani. 

Skuadra që ndeshen mes vete në kuadër të rrethit të parë eliminator të Conference League.

Drita para sprovës së madhe, për faktin se ka përball finalistin e Kupës së Malit të Zi dhe që ka zërë pozitën e tretë në kampionatin malazez.

Kristijan Vulaj, mesfushor i avancuar në ekipin e Deçiqit, gjithsesi se e vlerëson se një sfidë shumë të vështirë.

Vulaj, reprezentues i Malit të Zi, prej futbollistëve më të mirë në kampionatin malazez, me padurim e pret sfidën e parë me 8 korrik në Podgoricë, pastaj pas një jave luhet ajo e kthimit në “Fadil Vokrri” në Prishtinë.  

“Drita është një ekip me shumë cilësi, tregojnë rezultatet e tyre në vitet e fundit.

Do të jetë shumë vështirë në dy ndeshje por do të përgatitemi mirë që t’i fitojmë”, tha Vulaj për gazetën kombëtare “Bota sot”.  

Duhet theksuar se Vulaj ka shënuar 11 gola dhe ka përfunduar në pozitën e pestë të listës së shënuesve në Kampionatin e Malit të Zi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat