Ferizaj ka bërë goditje me tre lojtarë për edicionin e ri në Ligën e Parë të Kosovës, grupi B.
Ferizaj synon që të jetë skuadër e kompletuar dhe të rikthehet në elitën e futbollit të Kosovës.
“Egzon Shabani, Edison Rexhepi dhe Ardrit Miftari janë përforcimet e radhës.
Sot në ambientet e klubit në prani të kryetarit dhe drejtorit të klubit janë prezentuar tre (3) transferimet e radhës.
Egzon Shabani rikthehet në klubin e tij të zemrës kësaj rradhe për t'i ndihmuar klubit për të arritur synimin - rikthimin në Superligë. Shabani pritët të na ndihmojë mjaftë shumë në mesfushë me cilësitë e jashtëzakonshme që posedon. Shabani zhvilloi paraqitje te mira se fundmi me KEK-un.
Gjithashtu në klub eshte rikthyer edhe portjeri, Edison Rexhepi i cili së fundmi ishte pjesë e Vitisë. Rexhepi nënshkroi kontratë 1 vjeçare.
Ardrit Miftari portjeri që ishte pjesë e Dardanës pati paraqitje mjaftë të mirë me Dardanën në sezonin e kaluar. Miftari ka nënshkruar kontratë 1 vjeçare me klubin tonë
Klubi i uron mirëseardhje tre(3) përforcimeve të reja, duke i uruar shëndet dhe shumë suksese me klubin tonë”, njofton KF Ferizaj.