Cristiano Ronaldo thyen dy rekorde.
Më shumë rekorde janë futur në xhepin e Cristiano Ronaldo derisa Portugalia e nisi Kampionatin Evropian më një fitore me rezultat 3-0 ndaj Hungarisë në Budapest.
Superylli i Juventusit është njeriu i parë që shënoi në pesë Kampionate Evropiane dhe në proces u bë golashënuesi kryesor i këtij kompeticioni për të gjitha kohërat me golat e tij të 10-të dhe 11-të.
Lojtarët e trajnerit Fernando Santos dominuan gjatë gjithë kohës, por gjetën rrugën e golit vetëm në 10 minutat e fundit.