Coca-Cola ia sheh ‘sherrin’ Ronaldos, aksionet i bien për 4 miliardë dollarë

Futboll

Coca-Cola ia sheh ‘sherrin’ Ronaldos, aksionet i bien për 4 miliardë dollarë

Më: 15 qershor 2021 Në ora: 22:46
Cristiano Ronaldo

Vlera e Coca-Cola u ul me katër miliardë dollarë, pasi Cristiano Ronaldo zhvendosi dy shishe, që ndodheshin para portugezit për reklamë në konferencën e djeshme për mediet.

Ylli i Portugalisë dihet që është i fiksuar pas jetës së shëndetshme dhe nuk është adhurues i pijeve me gaz siç është Coca-Cola apo të tjera kompani, ndryshe nga Messi që është imazh i Pepsi.

Mesazhi ishte i qartë dhe duke u bërë viral në mediat sociale, ai ka pasur një ndikim edhe në botën financiare. Pas gjestit të Ronaldos vlera e kompanisë ra nga 242 miliardë dollarë në 238 miliardë dollarë.

Nëse dikush dyshonte për fuqinë e fjalëve dhe veprimeve të Ronaldos, kjo besoj se nuk ndodh tani. Kjo nuk është hera e parë që Ronaldo flet kundër pijeve të gazuara, pasi kishte treguar më parë se si ai përpiqet të shmangë konsumimin e tyre nga djali i tij.

“Herë pas here djali im pi Coca Cola ose Fanta dhe ha patate të skuqura dhe ai e di se nuk më pëlqen kjo”, shprehej Ronaldo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat