Mesfushori i Francës, Paul Pogba ka fituar çmimin e lojtarit të ndeshjes, Francë – Gjermani.
Paul Pogba është shpallur lojtari i ndeshjes në duelin ndërmjet Francës dhe Gjermanisë.
Francezi pati paraqitje fantastike në këtë duel ku më pas u shpall edhe lojtar i takimit.
Pogba dominoi në mesfushë i shoqëruar nga Kante dhe me pasimet e tij të gjata drejt Mbappes ishte një kërcënim i vazhdueshëm për Gjermaninë.
Franca triumfoi ndaj Gjermanisë me autogolin e Hummels, por “Gjelat” shënuan edhe dy herë tjera por golat u anuluan shkaku i pozitës jashtë loje.