Kombëtarja e Francës e ka nisur mjaft mirë kampionatin evropian, Euro2020.
Franca ka fituar ndeshjen e parë ndaj Gjermanisë me rezultatin minimal, 1-0.
Autogoli i Matts Hummels ia ka siguruar tre pikët e para në këtë evropian, kombëtares së Francës.
Lojtarët e Deschamps shënuan edhe dy herë në portën e Francës, por dy herë gjyqtarët ia anuluan golat për shkak të pozicionit jashtë loje.
Mbappe dhe Benzema shënuan, por golat e tyre nuk u pranuan.
Tani, në grupin F të Euro2020, Portugalia dhe Franca kanë nga tre pikë, kurse Hungaria dhe Gjermania mbesin me 0.