Portieri Gianluigi Donnarumma do të konfirmohet gjatë ditëve të ardhshme si lojtar i ri i Paris Saint-Germain.
Klubi francez është afër një transferimi të madh me parametra zero në këtë afat kalimtar të verës.
Bëhet fjalë për portierin italian, Donnarumma, i cili pritet të transferohet në Parc des Princes si lojtar i lirë nga Milani.
Lajmi është konfirmuar tashmë nga gazetari i njohur italian Fabrioz Romano që thotë se marrëveshja është bërë dhe vetëm zyrtarizimi pritet.
Sipas Romanos, Donnarumma ka nënshkruar një marrëveshje pesë-vjeçare me klubin francez.
“Gianluigi Donnarumma do të nënshkruajë në ditët e ardhshme kontratën e tij me Paris Saint-Germain deri në qershor të 2026”, ka shkruar Romano në profilin e tij.