Teuta si kampione e Superiores, do të luajë tashmë në turin e parë eliminator të Champions League.
Durrsakët kanë mësuar ditën e djeshme kundërshtarin, teksa përballen me moldavët e Sherif Tiraspol.
Trajneri EdinM artini duke komentuar shortin thekson se dëshira e tij ishte të luanin kundër Dinamo Tbilis, megjithatë është i kënaqur që kanë shmangur Ludogorets.
“Normalisht që ishte skudra e dytë që do doja, do kisha dëshirë të përballesha me Dinamo Tbilis, megjithëse dhe kështu si ra, nga katër ekipet e mundshme që ishin, jam deri diku i kënaqur.
Ludogorets do doja ta shmangnim sepse është një ekip me mjaft cilësi, ndërsa mes tyre thash do preferoja Dinamo Tbilisin, por dhe me Sherifin jemi deri diku të kënaqur me ekipet që kishim në vazo”, u shpreh Martini.