Shqiptari Ezgjan Alioski po përgatitet për ndeshjen e dytë të përfaqësueses së Maqedonisë së Veriut në Euro 2020, e cila do të luhet nesër kundër Ukrainës, por në të njëjtën kohë agjenti i tij vazhdon negociatat me Leeds Utd që ai të mbetet në "Iland Road".
Kontrata aktuale e Alioskit me Leeds skadon në fund të këtij muaji, por u spekulua se ai tashmë ka arritur një marrëveshje për të lëvizur në Galatasaray, por duket se transferimi po ndërlikohet ndërkohë.
Tani udhëheqja e Leeds është përsëri në skenë, e cila i dërgoi një ofertë të re Alioskit, me një shumë që sipas tyre duhet të jetë e mjaftueshme që ai të nënshkruajë një kontratë të re.
"Drejtori Sportiv i Leeds Victor Orta mbetet në kontakt me agjentin e Alioskit.
Ai është optimist se një marrëveshje do të arrihet në orën e fundit dhe se Alioski do të vazhdojë të veshë fanellën e Leeds",- shkruan mes të tjera ‘Mirror’.