Barcelona me super blerje

Futboll

Barcelona me super blerje

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 13:00
Barcelona me super blerje

Arrihet akordi për transferimin e Memfis Depaj tek Barcelona.

Sipas asaj që raporton “CalcioMercato.com”, lojtari i cili është i impenjuar me Holandën në EURO 2020 do të lërë Lionin për të udhëtuar me destinacion Barcelonën me parametra zero.

Për yllin 27-vjeçar holandez është gati kontrata 2-vjeçare me opsionin për të tretin vit dhe me një pagë prej 5 milionë euro neto në sezon.

Sipas asaj që njofton media e njohur italiane, zyrtarizimi është çështje orësh.

Depaj me skuadrën e Lionit është aktivizuar në total në sezonin e kaluar në të gjitha kompeticionet në 40 ndeshje nga ku ka realizuar 22 gola dhe ka dhuruar 12 asist.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat