UEFA paralajmëron sërish Juve, Real dhe Barcelona

Futboll

UEFA paralajmëron sërish Juve, Real dhe Barcelona

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 15:59
UEFA

“Juventusi është pranuar në edicionin tjetër të Ligës së Kampionëve”. Ky është lajmi i dhënë nga UEFA dje në mbrëmje, përmes një letre dërguar klubit bardhezi, si dhe dy “disidentëve” të tjerë të Superligës, Real Madrid dhe Barcelona.

Në realitet, siç raportohet nga e përditshmja “AS”, nuk ka asnjë korrelacion midis dokumenteve të dërguara nga organi më i lartë europian i futbollit për “plangprishësit” dhe procedurave disiplinore kundër tyre në lidhje me krijimin e Superligës. “Këto letra nuk janë asgjë më shumë se një dokument administrativ, në përgjigje të kërkesës për të qenë në garë”, – konfirmuan burimet e UEFA-s.

Ndërkohë, më 9 qershor, Komisioni i Apelit i UEFA-s kishte pezulluar (deri në një njoftim tjetër) procedurat hetimore kundër Juve, Real Madrid dhe Barcelona. Këtë e kërkonte një vendim i gjykatës zvicerane. ​​

UEFA kundërsulmoi: “Mbetemi të sigurt dhe do të vazhdojmë të mbrojmë pozicionin tonë në të gjitha juridiksionet. Legjitimiteti i disiplinës sportive, procedurat e tjera ankimore duhet të kalojnë me të drejtë në Tribunalin e Arbitrazhit të Sportit, diçka e njohur prej kohësh dhe thelbësore për administrimin uniform të drejtësisë në sport”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat