CD Santa Clara nga Portugalia është kundërshtari i Llapit për ndeshjet e Conference League, në rast të kalimit të raundit të parë.
Sot është mësuar edhe kundërshtari i radhës në rast se llapjanët e kalojnë raundin e parë ndaj Shkupit.
Fituesi i përballjes Shkupi – Llapi në raundin e dytë do të përballet me vendin e gjashtë të Ligës Portugeze, CD Santa Clara.
Ndeshjet e këtij raundi pritet të zhvillohen më 22 dhe 29 korrik.