Mbrëmë gjatë ndeshjes Gjermani – Francë, e zhvilluar nër ‘Football Arena’ në Munich, e vlefshme për EURO20 një tifoz u fut para ndeshjes me parashutë.
Ai s’kishte ndonjë qëllim të keq, por gjatë rënjes lëndoi dy persona dhe rrezikoi disa të tjerë.
Për shkak të kësaj, shumë persona kanë shtruar pyetjet për ekspertët e sigurisë: “Sa të sigurt janë stadiumet tona?”
?? [FLASH] Un ULM de #Greenpeace s'est pris dans un câble de l'#Allianz Arena et a failli s'écraser sur des fans avant de redresser in extremis et de finir sur la pelouse juste avant le coup d'envoi de #GERFRA .
— Jean-louis David (@timbaland57) June 15, 2021
Il y aurait 2 blessés . #EURO2020 #ALLFRA pic.twitter.com/PjhKyc9Wrp
Çka nëse dikush futet për të bërë një sulm terrorist?
Ekspertët e sigurisë thonë që janë në gjendje ta identifikojnë personin që tenton të futet nga ‘kulmi’ i stadiumit.
“Ne ishim në gjendje të perceptonim qasjen pak para hyrjes dhe e vlerësuam se ai ishte një veprim i një organizate mjedisore”.
“Ka sisteme që përdoren për radar për të mbrojtur zona të caktuara.”
Ministri i brendshëm i Bavarisë flet për përdorimin e snajperit
Në rast të ndonjë sulmi me objekte fluturuese, zakonisht lind pyetja: Të gjuash, apo jo? Sipas Gerstenberg, të shtënat nuk parashikohen me ligjin gjerman.
“Për shkak të mbishkrimit ‘Greenpeace’ ai nuk ishte i rrezikuar nga snajperët”, ka thënë Joachim Herrmann, Ministri i Brendshëm Bavarez.
Kujtojmë që policia ka nisur hetimet për hyrjen e tifozit në ndeshjen Gjermani – Francë.