Messi: Ne jemi gati

Futboll

Messi: Ne jemi gati

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 17:03
Messi: Ne jemi gati

Lionel Messi ka thënë se Kombëtarja e Argjentinës është e gatshme për të luftuar për të fituar çdo ndeshje.

Në shtetin e Brazilit është duke u zhvilluar “Copa America 2021”, teksa argjentinasit po pretendojnë të kurorëzohen me titull.

Kapiteni dhe lojtari i tyre kryesor, Lionel Messi, ka thënë se ata janë gati për të luftuar në çdo ndeshje.

“Ne jemi gati të garojmë dhe do të vazhdojmë të luftojmë për të fituar çdo ndeshje. Forca Argjentina !!!” – ka shkruar 33-vjeçari në “Facebook”.

Ndryshe, Argjentina momentalisht renditet e dyta në Grupin A, me një pikë nga një ndeshje të zhvilluar deri më tani.

Argjentina ndeshjen e parë e zhvilloi ndaj Kilit, ndeshje e cila u mbyll baras 1-1.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat