Selektori i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, thotë se dueli i nesërm me Ukrainën në orën 15.00 në arenën kombëtare në Bukuresht, do të jetë një lloj finale për Maqedoninë.
"Ndeshja me Austrinë është lënë pas, duke nxjerrë të gjitha mësimet pozitive.
Tani po e presim ndeshjen me Ukrainën, e cila është një lloj finale për ne në këtë Kampionat Evropian.
Kemi ardhur në EURO 2020 në mënyrë që të kualifikohemi në raundin e dytë dhe ky është qëllimi ynë.
Ne nuk heqim dorë nga kjo dhe natyrisht do të përqendrohemi.
Ndeshja e nesërme është e rëndësishme për të dy ekipet kombëtare, ne e dimë se kush do të fitojë shkon në raundin tjetër, por nuk ndiejmë presion por përkundrazi motiv për lojë cilësore dhe rezultat pozitiv,"- tha Angellovski në konferencën zyrtare për shtyp.