Një garë shumë e ashpër është duke u zhvilluar në Grupin Be kur situata është komplikuar edhe më tutje pas fitores së Rusisë me rezultat minimal 1-0 ndaj Finlandës.
Janë tri skuadra me nga tri pikë, Belgjika, Rusia dhe Finlanda, ndërsa Danimarka është ende pas asnjë pikë të fituar, përcjellë KosovaPress.
Sa i përket ndeshjes Finlandë – Rusi, kjo e fundit ishte më e mirë edhe në posedim të topit me 56 përqind kundër 44 të Finlandës, e po ashtu Rusia ishte më e mirë edhe sa i përket goditjeve në portë me gjithsejtë 14 gjuajtje, kundrejt 11 të Finalndës.
Lojtari më i vlerësuar nga ky ballafaqim ishte golashënuesi Miranchuk me notën 7.8.