UEFA e ka dënuar minimalisht (me një ndeshje) futbollistin e Kombëtares së Austrisë, Marko Arnautoviq.
Selektori i Maqedonisë së Veriut, Igor Angellovski, shkurt është përgjigjur në pyetjen se si e komenton dënimin me një ndeshje të futbollistit me prejardhje serbe, që e shau me nënë shqiptarin Ezgjan Alioski.
"Unë nuk do ta komentoja pezullimin e Arnautoviqit, ajo çështje u përcolle nga UEFA dhe përfundoi me një pezullim.
Ne i kemi marrë gjërat pozitive nga ndeshja me Austrinë dhe kjo do të duhet të zbatohet në duelin e nesërm", përgjigjet Angellovski.