Edhe Rexhep Taip Erdogan është shqetësuar për rastin, pasi dezertoi transfertën e së shtunës së kaluar në Romë.
Fillimisht vizita shtetërore e pasdites së djeshme dhe takimi zyrtar në Baku me kolegun dhe të zotin e shtëpisë, Ilham Alijev, më pas e pret udhëtimi në tribunën VIP të “Olympic Stadium”, për të ndjekur nga pranë sfidën me Uellsin, vendimtare që tani për fatet e Europianit të skuadrës së Senjol Gynesh.
GYNESH – I të njëjtit mendim është edhe vetë trajneri i kombëtares turke, i cili ka folur në një konferencë për shtyp ditën e djeshme: “Uellsi është një skuadër e mirë në fazën mbrojtëse.
Sulmojnë me shpejtësi dhe janë të zotë edhe në goditjet standarde. Kjo ndeshje është vendimtare për ne, po ashtu siç do të jetë ajo me Zvicrën".