Edhe një lajm i mirë për shtetin e Kosovës.
“Federata e Esportit të Kosovës (FESK) është bërë anëtare me të drejta të plota në Federatën Ndërkombëtare të Esportit (IESF).
FESK ishte formuar në fund të vitit të kaluar, kurse pas gjashtë muajsh është bërë anëtare e IESF-së”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.
Federata e Esportit të Kosovës është e gëzuar që janë pranuar në familjen e madhe të kësaj organizate.