Prishtina ka zhvilluar sot ndeshjen miqësore ndaj Shkëndisë së Tetovës në “Fadil Vokrri”.
Kryeqytetasit kanë shënuar fitore me rezultat 2:0.
Pjesa e parë u mbyll pa gola, ndërsa në pjesën e dytë vendasit shënuan dy herë.
Të dy golat për kaltërebardhët i shënoi transferi i ri i skuadrës, Xhevdet Shabani.
“Rrapa” realizoi dygolësh të shpejtë në minutat 71′ dhe 72′.
Prishtina fitoi edhe miqësoren ndaj Llapit para tri ditëve, me rezultat 3-1.