Ish-futbollisti i Genoas në Serinë A, Oskar Hiljemark është tërhequr nga futbolli i luajtur në moshën 28 vjeçare.
Mesfushori suedez e mori vendimin e vështirë pas disa dëmtimeve të komplikuara radhazi që ja bënë të pamundur rikthimin në fushë përsëri. Lajmin për tërheqjen e bëri të ditur vetë 28 vjeçari në rrjetet e tij sociale duke falënderuar shokët e skuadrës dhe trajnerët me të cilët ka bashkëpunuar.
Aktualisht, Hiljemark ishte pjesë e skuadrës daneze Alborg, skuadër ku do të vazhdojë karrierën si pjesë e stafit teknik.
Mesfushori suedez ka luajtur për Palermon në sezonet 2015-2017 për të kaluar më pas për 3 sezone tek Xhenoa, dy prej të cilëve shkoi në huazim tek Panathinaikos dhe Dinamo e Moskës.