Kombëtarja e Zvicrës me humbjen ndaj Italisë dhe paraprakisht barazimin me Uellsin ia ka komplikuar tej mase punët vetes sa i përket kualifikimit në fazën e eliminimeve direkte të Kampionatit Botëror 2020.
Me vetëm një pikë na dy ndeshjet e para, Zvira tani renditet në vendin e tretë në Grupin A prapa Italisë që ka gjashtë pikë në vendin e parë dhe Uellsit me katër pikë në vendin e dytë.
Tani për t’u kualifikuar tutje, Zvicra duhet ta mposhtë Turqinë në ndeshjen e fundit me dy gola diferencë dhe njëkohësisht të shpresojë që Italia ta mposht Uellsin në xhiron e fundit.
Grupi A
Italia-Zvicra 3:0
Turqia-Uellsi 0:2
Renditja
1. Italia 2 2 0 0 6:0 6
2. Uellsi 2 1 1 0 3:1 4
3. Zvicra 2 0 1 1 1:4 1
4. Turqia 2 0 0 2 0:5 0
Me 20 qershor (xhiro e fundit në grup) Italia ndeshet me Uellsin (18.00) dhe Zvicra me Turqinë (18.00).