Futbollisti shqiptar: Kjo ndeshje është si finale për ne, por edhe për Ukrainën

Futboll

Futbollisti shqiptar: Kjo ndeshje është si finale për ne, por edhe për Ukrainën

Më: 16 qershor 2021 Në ora: 23:40
Futbollisti shqiptar: Kjo ndeshje është si finale për ne, por edhe për Ukrainën

Përfaqësuesja A e Maqedonisë me 17 qershor do ta luajë ndeshjen e dytë në Kampionatin Europian. Ukraina është përfaqësuesja me të cilën do të përballemi në arenën nacionale të Bukureshtit.

Reprezentuesi i Maqedonisë së Veriut, shqiptari Ezgjan Alioski, ka folur për pritshmëritë e kësaj ndeshje.

"Kjo ndeshje është si finale për ne, por edhe për Ukrainën.  

Në aspektin takti duhet të jemi në nivel, por edhe duhet të jemi shumë të kujdesshëm. Ukrainë luan mirë dhe futboll ofanziv.

Ata shënuan dy gola kundër Holandës, hyjnë si favoritë në këtë ndeshje dhe kjo është mirë për ne. Kemi kualitet, do të dalim pa frikë dhe me besim për rezultat pozitiv. Ne e dijmë saktësisht se çfarë duhet të përmirësojmë dhe e rëndësishme është që të jemi në nivel gjatë 90-të minutave.

Kemi kualitet të shënomë dy gola edhe nëse jemi në negativë. E rëndësishme është që të besojmë në vetëvete dhe tek ekipi", tha Alioski.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat